Një studim i vogël ka sugjeruar që një njeriu i duhen vetëm katër net pa gjumë, që të shtojë peshë dhe që organizmi të ndryshojë mënyrën e deponimit të yndyrës në trup, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.
Hulumtuesit nga Universiteti i Pensilvanisë kanë vërejtur se pjesëmarrësit që kanë qenë të deprivuar nga gjumi kanë treguar se ushqimet nuk i kanë shijuar shumë, në krahasim me ata të cilët kanë bërë një gjumë të mirë.
Hulumtuesit gjetën se konsumimi i ushqimeve pasi keni fjetur keq, çon në një rritje të nivelit të insulinës në trup, dhe një pastrim më të shpejtë të lipideve dhe yndyrnave. Mirëpo kjo yndyrë e pastruar akumulohet në trup, dhe kështu ju shtoni peshë.
Ekipi i shkencëtarëve tha se këto gjetje janë një evidencë më shumë në mesin e shumë efekteve negative që mungesa e gjumit ka.
Sipas ekspertëve, një i rritur duhet të flejë shtatë deri në nëntë orë gjatë natës. Mirëpo fatkeqësisht, sipas raporteve 50% e njerëzve flenë më pak se orët e rekomanduara.
Mungesa e gjumit sipas studimeve të mëparshme, e rrit rrezikun e obezitetit, diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.
En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferi...
Protesta e PD-së/ 11 polic të lënduar, 17 protestues të arre...
Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së
Alpinisti amerikan ngjitet pa litarë në ndërtesën më të lart...
Ukraina dhe Rusia bien dakord për raundin e dytë të bisedime...
Këputet vinçi gjatë punimeve, lëndohet një punëtor në Shkaba...