Skuadra e Barcelonës u takua për darkë të përbashkët të mërkurën mbrëma, në përpjekje për t’u bashkuar pas ca javësh të vështira në fushë, veçanërisht në La Liga.
Futbollistë e gjigantit katalonas darkuan në hotelin Sir Victor në Barcelonë dhe Lionel Messi, si kapiten i skuadrës, ishte përgjegjës për organizimin e takimit, transmeton Gazeta Express.
Sipas gazetës spanjolle Sport, Messi kishte mbërritur i pari në takim.
Edhe trajneri Ernesto Valverde ka qenë prezent, ndërsa befasia e mbrëmjes ishte prania e vozitësit të MotoGP, Marc Marquez.
Antoine Griezmann mbërriti bashkë me Samuel Umtitin, ndërsa Gerard Pique me portierin Marc-Andre ter Stegen.
Barcelona ka bërë një fillim të dobët në ligë këtë sezon dhe përballet me detyrë të vështirë kundër Getafes të dielën. /Gazeta Express/
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë