Jose Mourinho po lidhet me një rikthim te Real Madridi, pasi Zinedine Zidane nuk po tregon suksese në këtë fillim sezon.
Sergio Ramos është kundër idesë së rikthimit të trajnerit portugez në Santiago Bernabeu, duke thënë se janë të lumtur me francezin.
Mbrojtësi spanjoll për më shumë ka thënë se mediat nuk duhet të shkruajnë gjithçka dhe se duhet të bazohen diku në ato gjëra që thuhen.

“Çdo gjë që lidhet me Real Madridin e mbushë gazetën dhe mendoj se nuk duhet të thuhen gjëra që nuk qëndrojnë”, ka thënë Ramos pas fitores 1-0 ndaj Sevillës në fundjavën e kaluar.
“Ne jemi të lumtur me punën e trajnerit dhe duhet të fokusohemi në ndeshjet e ardhshme për ta rritur edhe më shumë motivin për të fituar trofe në këtë sezon”, ka shtuar më tej spanjolli,
Mediat raportojnë se Ramos nuk ka raporte të mira me Mourinhon gjatë kohës së tij të parë në Santiago Bernabeu, andaj edhe nuk e dëshiron rikthimin e tij.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...