Kryeministri Zoran Zaev në shoqëri të zëvendëskryeministrit të angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, realizoi takim me kryeministrin e Estonisë, Juri Ratas, në kuadër të debatit të përgjithshëm të Asamblesë së 74 të përgjithshme të Kombeve të bashkuara.
Në takim, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministrat Zaev dhe Ratas i cekën marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe shprehën gatishmëri për intensifikimin e tyre me zgjerimin e bashkëpunimit në disa plane.
Kryeministri Zaev iu falënderua kryeministrit estonez për mbështetjen dhe për nënshkrimin e Protokollit për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në anëtarësimin në NATO.
Në takim, bashkarisht u vlerësua se samiti i Këshillit të Evropës në tetor është me rëndësi thelbësore për Maqedoninë e Veriut kur pritet të përmbushen premtimet për datë për fillim të negociatave inkuadruese, dhe se Estonia do të vazhdojë me mbështetjen për Maqedoninë e Veriut në këtë drejtim.
“Dy kryeministrat u dakorduan se Maqedonia e Veriut në dy vitet e fundit bëri progres të jashtëzakonshëm në reformat brenda, si dhe përparim në realizimin e standardeve në procesin për inkuadrim në BE, si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me institucionet evropiane”.
“Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Estonisë, Zaev dhe Ratas shprehën angazhim për ta nxitur bashkëpunimin mes dy vendeve në planin e tregtisë dhe sektorit informatik, posaçërisht për shkak të përvojave të jashtëzakonshme të Estonisë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt