Rihanna reagon pas ngacmimit publik, që ia bëri Chris Brown

11:16 | 23 Shtator 2019
A Z

Këngëtarja e famshme Rihanna, para shumë vjetësh ka qenë në lidhje me reperin Chris Brown.

Kjo lidhje ka bërë bujë të madhe, sidomos pas mënyrës se si u ndanë dhe akuzave për rrahje ndaj këngëtares.

E duket se gjitha këto janë lënë në harresë nga reperi, i cili u bë lajmi kryesorë në mediat rozë së fundmi, kur e ka ngacmuar publikisht në Instagram, Rihannan, shkruan Indeksonline.

Ai i kishte komentuar, duke e ngacmuar këngëtaren, teksa sipas burimeve ndërkombëtare, thuhet se Riri e kishte vlerësuar komentimin nga Chris Brown dhe kjo është e gjitha.

Ajo tashmë është në lidhje me miliarderin Hassan Jameel, me të cilin shfaqet hapur në publik.

 

Shpërndaje në rrjete sociale