Protestuesit e Hong Kongut e kanë shëmtuar një flamur kinez dhe e kanë dëmtuar një qendër tregtare gjatë fundjavës së gjashtëmbëdhjetë me radhë të protestave anti-qeveritare.
Protestuesit u përpoqën t’i thyejnë xhamat dhe t’i shkatërrojnë shkallët elektrike, ndërsa policia u detyrua të hedhë gaz lotsjellës ndaj personave i gjuanin objektet me tulla.
Disa orë më parë, policia e Hong Kongut e parandaloi edhe një tollovi tjetër në sistemin e metros së aeroportit.
Protestat në rajonin kinez kanë filluar disa muaj më parë për shkak të një projektligji për ekstradimin e qytetarëve në Kinë.
Kryengritjet filluan në mënyrë paqësore, por me kalimin e kohës u bënë të dhunshme, sidomos pas përdorimit të forcës nga ana e forcave policore, të cilat kanë arrestuar qindra protestues.
Këto protesta janë bërë sfida më e madhe politike për autoritetet kineze që nga marrja e kontrollit nga Britania e Madhe në vitin 1997.
Qeveria e Hong Kongut tashmë e ka tërhequr projektligjin për ekstradim, por protestuesit e kanë zgjeruar listën e kërkesave, përfshirë dorëheqjen e kryetares së qytetit. Ata madje kanë kërkuar ndihmë dhe ndërhyrje edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...
Sulmi i Iranit ndaj Turqisë-Rama: Shqipëria e dënon me forcë...
Liverpool merr një ‘goditje’ para ndeshjes me Ga...
Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Osma...
Tre persona dënohen me burgim efektiv për vjedhje të rëndë
Tebas kundërshton Xavin për rikthimin e Messit te Barcelona:...