Një 32-vjeçar nga Kosova e ka vrarë gruan e tij me një shkop druri në Vienë.
Kosovari 32 vjeç e ka vrarë gruan e tij pasditen e së premtes, duke e goditur deri në vdekje me shkop drurit.
Siç raportojnë mediat lokale burri pasi e vrau gruan e tij shkoi në polici se u vetëdorëzua duke treguar për krimin që kishte bërë.
Gruaja u gjet e vdekur në apartamentin në të cilin jetonte çifti, ka bërë të ditur policia e Austrisë.
Kosovari kishte deklaruar edhe për mënyrën se si e ka vrarë gruan e tij, ndërsa policia ka konfirmuar se gruaja ka pasur plagë në pjesën e pasme të kokës.
32-vjeçari u arrestua menjëherë nën dyshimin për vrasje. Ai do të intervistohet të Shtunën, tha zëdhënësi i policisë Paul Eidenberger, përcjell lajmi.net.
Trupi i pajetë i gruas u dërgua për autopsi. Kosovarja 32-vjeçe është gruaja e 18 e vrarë këtë vit në Austri.
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...