Ministria e Mjedisit dhe Let’s Do it Kosova kanë nënshkruar marrëveshje me kryetarin e Bujanocit Shaip Kamberi për t’ua dhuruar 450 kontejnerë për mbeturina.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i MPH, Fatmir Matoshi, në një shkrim në platformën Facebook, shkruan arbresh.info.

“Në ditën e aksionit global të pastrimit të tokës, i lumtur që po ndihmojmë edhe komunën e Bujanocit për përmirësimin e gjendjes së mjedisit. Si Ministri e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes Let’s Do It Kosova, sot u nënshkrua marrëveshja mes kryetarit Shaip Kamberi e drejtorit Luan Hasanaj për dhurimin e 450 kontejnerve për mbeturina për 450 familje të Bujanocit. Kjo është më e pakta nga ajo që duhet të bëjmë për qytetarët e luginës së Preshevës”, thuhet në njoftimin e Matoshit.

Kujtojmë se sot është Dita e Pastrimit të Botës, ku Kosova është përzgjedhur si koordinatore e aktiviteteve globale për shënimin e kësaj dite./arbresh.info/

MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës