Në Kosovë po shënohet Dita e Pastrimit të Botës, organizuar nga “Let’s do it Kosova”.
Aktiviteti për të shënuar këtë ditë ka nisur me pastrim nga Stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet, raporton arbresh.info.

Pjesë e nismës për pastrim ishte edhe ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi i cili tregoi se falë fushtës së vitit të kaluar për pastrimin e Kosovës, këtë vit vendi ynë është përzgjedhur si udhëheqës i fushatës globale të pastrimit.
“Si rezultat i fushatës tre-mujore për pastrim nga viti i kaluar, Kosova është zgjedhur që të koordinojë fushatën globale të pastrimit që fillon sot dhe zhvillohet në 150 shtete të botës. Do të ketë mbi 80 aksione në gjithë Kosovën, por do të ketë aktivitete edhe në vendet e tjera të botës që do të koordinohen përmes Kosovës”, u shpreh ministri.

Tutje Matoshi tha se lufta për një botë të pastër është e përbashkët./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...