
Bundeskanzlerin Angela Merkel (CDU) empfängt den französischen Präsidenten Emmanuel Macron am 15.05.2017 in Berlin. Foto: Kay Nietfeld/dpa Foto: Kay Nietfeld/dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++
Njerëz të afërt të kancelares gjermane, Merkel dhe presidentit francez, Macron, siç i është konfirmuar Klankosovës nga Berlini, kanë nisur bisedat për kapitullin e ri të këtij procesi.
Dyshja kryesore e Evropës do t’i shkojnë prapa Amerikës, për ta emëruar një të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, disa javë pasi Uashingtoni e bëri Mathew Palmer, emisar special për Ballkanin Perëndimor.
Pala gjermane ka interes që kjo pozitë t’u takojë atyre sipas mundësive dhe emërimit të bëhet i ditur pas zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë.
Ndërkaq, javë më parë, përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mathhew Palmer, ka deklaruar se është i bindur se mund të arrihet një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe që SHBA-ja do ta mbështes një qeveri të Kosovës, e cila është e përkushtuar për dialog.
“Ideale do të ishte që kjo të jetë në bazë të njohjes së ndërsjellë. Vetëm pasi të dy palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, ne do të jemi atje si partnerë në kërkim të një marrëveshje që do të jetë e pranueshme për të gjithë, e qëndrueshme dhe e drejtë dhe që do të ndihmojë Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së”, tha ai.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...