Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, nuk beson se Raheem Sterling duhet të krahasohet me Lionel Messin, duke këmbëngulur se bashkëlojtari i tij pesë herë fitues i Topit të Artë është në një nivel tjetër.
Sulmuesi i Manchester City Sterling ka treguar formë shumë të mirë për klubin dhe kombëtaren në vitin e fundit dhe si rrjedhojë Jamie Carragher, ish-ylli i Anglisë dhe Liverpoolit, së fundmi pohoi se ai mund ta mbulojë boshllëkun që do ta lënë Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Por Busquets mendon se Sterling ende nuk e ka fituar të drejtën që për të të flitet në të njëjtën frymë si për yllin e Barcelonës dhe se krahasime të tilla mund të kenë ndikim negativ në të.
“Shikoni, Sterling është lojtar i profilit të lartë dhe me potencial të madh. Por mua me duket ekzagjerim i madh ta krahasosh atë me Leo Messin dhe po ashtu gjë aspak pozitive për të”, tha Busquets për Mirror. /Gazeta Express/
Trump paralajmëron Iranin për mundësinë e një sulmi të ri: T...
8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vak...
Piqué kërcënon gjyqtarin pas ndeshjes, rrezikon pezullim der...
Horoskopi 3 maj 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Bien çmimet e derivateve në Shqipëri
Çfarë çoi në ‘përplasjen’ midis kancelarit të Gjermanisë dhe...