Ankthi është kthyer në një problem shumë të madh në ditët e sotme, kur teknologjia, rrjetet sociale dhe shumë gjëra të tjera kanë një ndikim të madh në psikologjinë e njerëzve.
Është e rëndësishme që t`i kushtoni vetes tuaj pak kohë për t`u qetësuar, sidomos në rastet kur ndiheni të lodhur dhe të mbingarkuar. Ka disa ilaçe që mund të përdorni për të kuruar ankthin, por ekzistojnë edhe disa mënyra natyrale që mund t`i përdorni për ta qetësuar atë në kushte shtëpie.
Relaksohuni në vaskë
Relaksohuni në vaskë (ose në pamundësi edhe në dush). Uji i ngrohtë do të rrisë temperaturën e trupit dhe do të qetësojë muskujt duke ulur ankthin dhe duke rritur humorin, shkruan class.al. Shtoni vajra esencial, ndizni qirinj për ta bërë edhe më relaksues momentin.
Pini çaj kamomili
Çaji i kamomilit njihet për vetitë e tij qetësuese, pasi ul nivelin e stresit dhe ju ndihmon për një gjumë të qetë.
Meditoni
Hapi i parë për të qetësuar ankthin është të bllokoni mendimet. Gjeni një vend të qetë dhe krijoni një ambient të përshtatshëm për meditim. Do të ndiheni shumë herë më të relaksuar.
Nuhasni levandër
Aroma e levandrës është një ilaç natyral për largimin e ankthit dhe depresionit.
Ushtroni
Përveçse ju ndihmon të mbani trupin në formë, aktiviteti fizik ju ndihmon edhe për të larguar ankthin.
Formacionet zyrtare: Malisheva për fitoren e tretë radhazi, ...
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...