Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka thënë se do të diskutojë blerjen e raketave amerikane Patriot me presidentin amerikan Donald Trump gjatë këtij muaji.
Blerja e sistemin mbrojtës rus S-400 nga ana e Turqisë, i cili pasoi përpjekjet e pasuksesshme për të blerë një sistem të mbrojtjes ajrore nga Shtetet e Bashkuara, ka ngritur tensione me aleatin e saj të NATO-s që ka paralajmëruar Turqinë që do të përgjigjet me sanksione, transmeton portali arbresh.info
Erdoğan i tha Reuters se kishte diskutuar blerjen e Patriotëve në një telefonatë me Trump dy javë më parë dhe do të pasonte kur ata të takohen në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila hapet javën e ardhshme.
“Unë thashë pa marrë parasysh se çfarë pakete prej S-400 kemi, ne mund të blejmë nga ju një sasi të caktuar të Patriotëve”, tha Erdoğan.
“Por unë thashë që duhet të shohim kushte që të paktën përputhen me S-400,” tha Erdogan, duke shtuar se ai po i referohej mundësinë e një prodhimi të përbashkët dhe kushteve të favorshme të huazimit./arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran