Kandidati për deputetë nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj, është i ftuar në T7.
Molliqaj në këtë emision ka folur edhe për sondazhet e fundit që janë publikuar. Lëvizja Vetëvendosje po proklamon kohë pas kohe se po del e para në sondazhe dhe ka një epërsi ndaj subjekteve tjera para zgjedhjeve të 6 tetorit. Edhe një instituti ndërkombëtar IFIMES e ka vënë atë të parën.
Por Dardan Molliqaj thotë se nëse Lëvizja Vetëvendosje del e para atëherë ai do marrë një hap drastik.
“Nëse një sondazh kredibil e vë të parën Lëvizjen Vetëvendosje atëherë unë do të tërhiqem nga gara. Unë po bëj këtë zotim, nëse ata dalin të parët unë do të tërhiqem menjëherë”, ka thënë Molliqaj.
Molliqaj ka thënë se për të qenë sondazhi kredibil, duhet të publikohet nga një kompani të cilën ai nuk e ka emërtuar
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...