Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka kritikuar Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në lidhje me deklaratën e bërë javën e kaluar mbi hapjen e portave për refugjatët sirianë.
Turqia është kthyer në shtëpi për më shumë se 1 milionë refugjatë sirianë, të cilët janë larguar nga zonat e luftës, transmeton portali arbresh.info
Në një konferencë për shtyp në Selanik, Mitsotakis tha se “Erdogan nuk mund të kërcënojë Greqinë dhe BE-në me qëllim që të fitojë më shumë para”.
Sipas tij, Turqia është duke u përpjekur që të fitojë më shumë para në emër të refugjatëve, edhe pse ka marrë ndihmë rreth 6 milionë euro nga Bashkimi Europian.
Kryeministri grek ka kritikuar edhe vendet e BE-së që nuk kanë bërë pjesën e tyre mbi pranimin e refugjatëve, veçanërisht për fëmijët e pashoqëruar.
“Nëse ata nuk mund të tregojnë solidaritet me anëtarët e tjerë të BE-së, atëherë ato vende nuk duhet të jenë pjesë e zonës Shengen”, tha ai.
Në Greqi vazhdojnë të qëndrojnë mijëra refugjatë dhe emigrantë të cilët dita ditës presin që të vazhdojnë jetën në vendet e pasura të BE-së.
Greqia është kritikuar vazhdimisht nga organizatat për të Drejtat e Njeriut për shkak të kushteve të dobëta që ka krijuar për pritjen e refugjatëve dhe emigrantëve./arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...