Policia e Hong Kongut ka hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit në distriktin tregtar të dielën, pasi protestuesit u mblodhën para konsullatës amerikane, ku kërkuan ndihmë nga presidenti Trump për kthimin e demokracisë në qytetin e kontrolluar nga Kina.
Policia i zhvendosi protestuesit nga distrikti qendror i biznesit, ndërsa më vonë shkuan në pjesën Ëan Chai, ku javëve të kaluara ka pasur përleshje mes policisë dhe protestuesve në tre muajt e kaluar të protestave.
Aktivistët vendosën barrikada, thyen xhama, ndezën zjarre në rrugë dhe i dëmtuan disa objekte të tjera në pjesën qendrore të qytetit.
“Nuk mund të largohemi, sepse policia është gjithandej. Ata kanë hedhur gaz lotsjellës në stacionin e metros”, tha Oskari, protestues 20 vjeç.
Muajin e kaluar, presidenti amerikan tha se Kina duhet ta zgjidhë problemin e Hong Kongut në mënyrë humane para se të arrijë marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara.
Pas largimit nga kontrolli britanik, Hong Kongu u kthye nën qeverisjen e Kinës sipas sistemit “një shtet, dy sisteme”, i cili ia garanton qytetit një nivel të caktuar të autonomisë. Sidoqoftë, shumë banorë frikësohen se Kina ka filluar ta cenojë këtë autonomi, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...