Mijëra protestuar kanë dalë të dielën në rrugët e Hong Kongut. Ata i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që ta “çlirojë” qytetin e kontrolluar nga Kina.
Policia u përkujdes që ta kontrollonte turmën e protestuesve, të cilët mbanin në duar çadra dhe pankarta të ndryshme.
Ata u dëgjuan duke brohoritur “Luftojmë për liri, qëndrojmë për Hong Kongun” dhe “Rezistoji Pekinit, çliroje Hong Kongun”.
Muajin e kaluar, presidenti amerikan tha se Kina duhet ta zgjidhë problemin e Hong Kongut në mënyrë humane para se të arrijë marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, të shtunën kërkoi nga Kina që të sillet me qetësi në Hong Kong, rajon i cili deri në vitin 1997 ishte koloni e Britanisë së Madhe.
Hong Kongu u kthye nën kontrollin e Kinës sipas sistemit “një shtet, dy sisteme”, i cili ia garanton qytetit një nivel të caktuar të autonomisë. Sidoqoftë, shumë banorë frikësohen se Kina ka filluar ta cenojë këtë autonomi, shkruan “Reuters”
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...