Ministria e Shëndetësisë raporton se nga fillimi i përhapjes së fruthit, gjithsej deri dje në mbarë vendin, 37,189 persona nën moshën 14 vjeç janë vaksinuar me vaksinën e MRP, njofton Makfax.
Prej tyre, 16.935 fëmijë janë vaksinuar në Shkup, ndërsa në pjesën tjetër të vendit janë vaksinuar 20,254 fëmijë. Në javën e kaluar, gjithsej 28 fëmijë janë vaksinuar në Shkup, dhe 691 fëmijë parashkollorë dhe shkollorë janë vaksinuar në pjesën tjetër të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në Qendrat e Shëndetit Publik, janë dhënë gjithsej 6,237 doza vaksina, nga të cilat më shumë se 60% ishin punonjës të shëndetit, studentë dhe nxënës në shkolla të mesme mjekësore, pjesa tjetër ishin kontakte dhe persona mbi 14 vjeç.
Që nga dhjetori i vitit 2018, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 1.898 raste të fruthit.
Masat dhe aktivitetet e rekomanduara nga Qendrat e Shëndetit Publik, Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë dhe shërbimet e vaksinave në pikat e vaksinimit zbatohen ende, me theks të veçantë në vaksinimin e të gjithë personave të ndjeshëm.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...