Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmani sot do të vizitojë “Shtëpinë e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova” në Kaçanik me rastin e përvjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut.
Këtë e ka bërë të ditur Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media.
“Sot (e shtunë), më datë 7 shtator 2019, në orën 10:30, me rastin e përvjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut, kandidatja e LDK-së për Kryeministre, znj. Vjosa Osmani, viziton “Shtëpinë e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”.
Ndërsa, në orën 12:00, në Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik, mban takim me qytetarë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
BE propozon sanksione të reja mbi naftën ruse, ‘flotën...
Investimi 4 miliardë dollarë, bekim për Shqipërinë, Rama: In...
Nunez mund ta ketë një rikthim sensacional tek Liverpooli
Araujo flet për dëmtimin para Kupës së Botës: Nuk e di nëse ...
Rama jep një lajm të mirë për banorët e Barilevës
Arrest shtëpiak ndaj një të dyshuari për asgjësim të materia...