Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për emisionin “10 Minuta” në TV21 thotë se partia e katërt që do të vendosë mbi shkarkimin e prokurores Katica Janeva është Aleanca për Shqiptarët.
Duke shpjeguar rregulloren e Kuvendit për thirrje të seancës për shkarkimin e Janevës, thotë se ende nuk e ka pëlqimin e katër partive për konvokimin e seancës, por nuk beson se do të ketë problem për këtë.
“Sipas parimeve bazë mbi të cilat edhe është themeluar Prokuroria Speciale gjatë biedimeve të Marrëveshjes së Përzhinos, mbi konceptin e përfaqësimit adekuat në kontekst politik dhe etnik rezulton që në këtë moment kur vendoset për shkarkimin e prokurores partia e katërt dhe si e tillë të jetë Aleanca për Shqiptarët për faktin se ka numrin e njëjtë të deputetëve edhe me dy parti tjera që janë në Parlament , pra me Alternativën dhe Partinë Socialiste të Maqedonisë”, deklaroi Talat Xhaferi.
Lidhur me thirrjen e seancës plenare për propozim-ligjin për Prokurorinë, Xhaferi tha se e njëjta nuk mund të thirret pa u shqyrtuar raporti nga ana e Komisionit për Çështje Evropiane, i cili duhet të raportojë për rrjedhën dhe rezultatin e punës së Komisionit.
“Unë uroj që paritë politike të kenë sensin e përgjegjësisë politike për të gjetur zgjidhje për dallimet që i kanë në kohën e duhur për të mos kontribuojnë në katrahurën juridike procedurale për atë çka është fati i vet institucionit dhe lëndët që janë në institucion”, theksoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Xhaferi tha se partitë politike nuk duhet të lejojnë zvarritjen e punëve dhe debateve ndërpartiake që të mos të tejkalohen afatet e parapara për Prokurorinë Speciale Publike.
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid