Ramos më shumë gola se Beckham, Totti, Ribery, Coutinho e Tevez

18:23 | 6 Shtator 2019
A Z

Kapiteni i Kombëtares së Spanjës, Sergio Ramos, po vazhdon të shënojë gola në ndeshjet me kombëtare.

Ylli i Real Madrid, Ramos, ka gjetur rrugën e golit edhe në ndeshjen kundër Rumanisë, të cilën Spanja e fitoi me rezultatin 1:2.

Goli i qendër mbrojtësit erdhi nga pika e bardhë e penalltisë, dhe ishte goli i tetë në 11 ndeshje.

Falë këtij goli të shënuar dje, Ramos tani ka shënuar gola me kombëtare më shumë sesa David Beckham, Francesco Totti, Franck Ribery, Philippe Coutinho apo Carlos Teves, shkruan ‘Givemesport’, transmeton lajmi.net.

Kapiteni i ‘Stuhisë së Kuqe’ numëron plot 21 gola me fanellën e kombëtares së Spanjës. Ai është ekzekutuesi i penalltive tek kombëtarja iberike.

Shpërndaje në rrjete sociale