Forcat izraelite kanë arrestuar shtatë palestinezë në bastisje të natës të kryera nëpër Bregun Perëndimor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite përmes një deklarate të publikuar, thekson se palestinezët u arrestuan për “përfshirje të dyshuar në aktivitete armiqësore”, pa sqaruar natyrën e këtyre aktiviteteve të pretenduara.
Ushtria izraelite kryen fushata të shpeshta arrestimesh në të gjithë Bregun Perëndimor – përfshirë Kudsin Lindor të okupuar, me pretekstin për kërkimin e palestinezëve të “kërkuar”.
Sipas shifrave palestineze, afro 5.500 palestinezë, përfshirë shumë gra dhe fëmijë, aktualisht janë në objektet e ndalimit izraelit.
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...