Arsyeja kryesore përse macet nuk e duan ujin është thjesht nga evolucioni.
Një studim thotë se macet shtëpiake fillimisht kishin prejardhje nga macet e egra arabe, habitati i të cilave kishte pak ambiente me ujë.
Në thelb, nuk kishte shumë ujë përreth, kështu që macet nuk kishin asnjë interes të notonin pasi nuk kishte asnjë avantazh evolucionar për to. Mbi të gjitha, ato mund të rrezikonin edhe të gllabëroheshin nga një krokodil ose gjarpërinjtë e ujit.
Një studim tjetër nga një ekip studiuesish në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit dhe në Texas A&M thotë se pasi macet janë zbutur përsëri kanë ruajtur shumë karakteristika nga jeta e tyre e dikurshme në natyrë dhe mes kafshëve të egra.
Po ashtu kjo mungesë ‘dashurie’ e maceve ndaj ujit përkthehet në një dëshirë për të qëndruar i aftë dhe i lëvizshëm në çdo kohë.
Lagështia është e barabartë me ulje të lëvizshmërisë, të cilën një mace e shqetësuar për sigurinë e saj do ta shmangte si murtaja. Është jo vetëm bezdi po edhe një frikë e madhe për macet pasi uji ju ngjall atyre shumë pasiguri.
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren