Vinicius Junior ka zbuluar se Zinedine Zidane i ka thënë atij se mund të ketë një karrierë të gjatë në Real Madrid.
Pavarësisht shkëlqimit te Flamengo, 19-vjeçari ka pasur probleme për të siguruar pozitë startuese në Madrid qysh pas arritjes së tij në sezonin 2018/19, transmeton portali arbresh.info.
Por, sulmuesi ka thënë se kryetrajneri në Madrid e ka përkrahur duke i thënë se mund të ketë një karrierë të mirë në Santiago Bernabeu nëse vazhdon të përmirësohet.
https://twitter.com/CBF_Futebol/status/1169022445564682240
“Zidane gjithmonë më thotë mua të jem i qetë dhe të vazhdoj të përmirësohem sepse nëse bëjë kështu dhe për shkak se trajtohem mirë nga të gjithë, ai thotë se unë do të luaj këtu për një kohë të gjatë”, ka thënë Vinicius në një konferencë për shtyp të martën.
“Ashtu si Marcelo e Casemiro, të cilët kanë qenë këtu për një kohë të gjatë”
Vinicius ka bërë tri paraqitje në La Liga në fillim të sezonit, megjithëse vetëm në njërën ishte titullar – atë muajin e kaluar të fituar 3 me 1 kundër Celta Vigos./arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi