Një mësues në Meksikë përdori një metodë paradoksale për të mos lejuar që studentët e tij të kopjonin në provim. E gjithë klasa vuri kuti kartoni në kokë, në mënyrë që askush të mos shikonte përreth.
Disa e kanë akuzuar Luis Juarez Texis, i cili është edhe drejtori i shkollës ku ndodhi incidenti, për poshtërimin që iu është bërë nxënësve të tij dhe shkeljen e të drejtave të tyre themelore.
Prindërit e studentëve e postuan foton në internet dhe u kërkuan publikisht autoriteteve që të largonin mësuesin.
“Ne i mohojmë këto akte poshtërimi, dhune fizike, emocionale dhe psikologjike”, thanë prindërit, të cilët thanë se ishin “të shqetësuar për edukimin e fëmijëve”.
“Ne i nxisim autoritetet dhe institucionet kompetente të sigurojnë të drejtat e të rinjve dhe të veprojnë menjëherë me heqjen e Luis Juarez Texis! Shpresojmë që akte të tilla dhune të mos anashkalohen! “, thanë prindërit.
Fotografia është bërë virale në internet, por shumica e përdoruesve, në vend që të dënojnë sjelljen e mësuesit – siç do të kishin shpresuar prindërit – e uruan për idenë e tij. Duke iu përgjigjur pyetjeve nga reporterët, vetë profesori theksoi se studentët ishin dakord me idenë./tch/
Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë
Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri
10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më ...
“Të dua motra jem” – Gjesti uron motrën me një surprizë të v...
8 vjet pa Fadil Vokrrin, Legjenda që u bë identitet i futbol...
Tre automjete përplasen në Vlorë, 40-vjeçari nuk u mbijeton ...