Loredana Zefi dhe Shindy, të dy nga Luzerni janë shumë të njohur momentalisht në skenën e repit gjerman. Por, spekulimet po shkojnë deri te dyshimet se të dy këta në të kaluarën ishin më shumë se vetëm kolegë.
Mediat shkruajnë se Loredana dhe Shindy ishin në lidhje.

Këto thashetheme janë duke qarkulluar prej kohësh, Shindy dhe Loredana mund të bashkëpunojnë në të ardhmen.

Madje, kënga e Shindy’s, “Affalterbach”, u dëgjua në një nga videot që postojnë Loredana e Mozzik në Instagram, të dy këta po argëtoheshin me këngët e reperit.

Reperja Loredana Zefi tani mund të përballet me deportim. Ajo vjen nga kantoni i Luzernit në Zvicër, ndërkaq, siç shkruajnë mediat zviceriane, ajo u kyç në muzikë falë reperit Mozzik.

Reperi kosovar e ka mbështetur Loredanën që nga fillimi e së bashku e kanë edhe këngën “Bonnie & Clyde”./Albeu.com

Trump paralajmëron Iranin për mundësinë e një sulmi të ri: T...
8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vak...
Piqué kërcënon gjyqtarin pas ndeshjes, rrezikon pezullim der...
Horoskopi 3 maj 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Bien çmimet e derivateve në Shqipëri
Çfarë çoi në ‘përplasjen’ midis kancelarit të Gjermanisë dhe...