Në letrën e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi drejtuar menaxhmentit, të punësuarve dhe nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme thuhet se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë disa ndryshime që avancojnë sistemin arsimor, dhe që hynë në fuqi këtë vit mësimor dhe për këtë shkak ky vit do të dallojë me vitet tjera.
Ai thekson se miratimi i Ligjit për Arsim Fillor mundëson avancim të të drejtave dhe mundësive për mësuesit dhe nxënësit dhe posaçërisht është i përqendruar në përfshirjen arsimore me thekes të veçantë nxënësit me aftësitë të kufizuara, ndërsa, siç thuhet në letrën, Ligji i ri për mësuesit dhe bashkëpunëtorëve profesional në shkollat fillore dhe të mesme, për herë të parë siguron mundësi për përparim në dije dhe rritje të vazhdueshme të pagave duke u bazuar mbi këtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Përfundimi i reformës në arsimin e mesëm profesional përmes zhvillimit të programeve katër vjeçare të arsimit profesional, që synojnë përmirësimin e aftësive praktike të studentëve, ndihmojnë në përgatitjen e kuadrit të mirë me qëllim të tranzicionit të shpejtë nga arsimi drejt punës si dhe kuadër i përgatitur për arsim të mëtejshëm”, tha Ademi.
Ai tha se në këtë konteskt mund të përmenden edhe proceset e pajisjeve të shkollave e makina dhe mjete të ndryshime, përmirësim të kushteve infrastrukturore dhe përkrahje për projektet për mësim përmes punës së drejtpërdrejtë në kompani të krijuara në shkolla.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...