Ndeshja kryesore e këtij vikendi në Superligë të Kosovës zhvillohet në Drenas.
Feronikeli është nikoqir i Prishtinës në takimin në kuadër të xhiros së tretë pasditen e sotme (e shtunë) në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, shkruan portali arbresh.info.
Kampioni në fuqi synon të rikthehet nga disfata befasuese e xhiros së kaluar të pësuar kundër KF Ballanit, ndërkohë që Prishtina ka siguruar vetëm një pikë nga barazimi në xhiron e parë kundër Flamurtarit.
Por, klubi nga kryeqyteti synon t’i hakmerret nikoqirëve për titullin e humbur në xhiron e fundit të sezonit të kaluar.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 16:00./arbresh.info/
#ForcaPërparaPrishtinë pic.twitter.com/X73XO3tzyq
— FCPrishtina (@FC_Prishtina) August 31, 2019
Prokuroria sekuestron pasuri me vlerë 5 milionë euro në Vlor...
Vendim disiplinor në Trepçë, largohen përkohësisht 5 punëtor...
Kurti në Austri, takohet me kancelarin Christian Stocker
Numërohen 27% e votave për deputetë
Operacioni “White Star”/ Pesë të arrestuar, sekuestrohen arm...
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...