Si pasojë e një sulmi me armë gjatë një ndeshje futbolli amerikan mes dy shkollave të mesme në Alabama të SHBA-ve u plagosën 10 persona nga të cilët 5 janë në gjendje të rëndë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të CNN, të shtëna armësh janë dëgjuar gjatë ndeshjes së futbollit të luajtur mes shkollave të mesme Leflore dhe Williamson në stadiumin Ladd-Peebles.
Në këtë sulm janë plagosur 10 të rinj mes moshës 15-18 vjeç nga të cilët 5 janë në gjendje të rëndë.
Shefi i policisë Lawrence Battiste ka bërë të ditur se të rinjtë, grindjet e tyre në lagje duke i sjellë në aktivitete të hapura publike kanë vënë në rrezik jetën e njerëzve të tjerë.
Ndërkohë bëhet e ditur se në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy persona.
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...
Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës
Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda në...
The Collector: Shqipëria shtatë qytetet historike që po push...
Të shtënat në darkën e Trump me gazetarë, Shërbimi Sekret i ...
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...