Duket që edhe ky fillimvit nuk do të jetë pa probleme.
Ka ditë që SBASHK-u e vlerëson si shqetësues problemin e mbylljes së paralajmëruar të disa shkollave në komunën e Kamenicës dhe si kundërpërgjigje parasheh greva, madje edhe sosh të përshkallëzuara.
Kreu i Komunës së Kamenicës dhe përfaqësuesit e fshatrave këmbëngulin në qëndrimet e tyre, shkruan sot gazeta Zëri.
Pavarësisht deklaratave optimiste të zyrtarëve të arsimit në Kosovë se janë përgatitur mjaftueshëm dhe se janë krijuar kushtet që më 2 shtator të fillojë viti i ri shkollor 2019/2020, duket që edhe ky fillimvit nuk do të jetë pa probleme
19 shkolla pritet të mbyllen në Kamenicë në muajin shtator, sipas vendimit të kreut të kësaj komune Qëndron Kastrati për shkak të gjendjes së keqe në të cilën ndodhen ato, por edhe numrit të vogël të nxënësve.
Por, ky vendim po kundërshtohet ashpër nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), e cila ka dalë kundër mbylljes së shkollave në Kamenicë.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...