Policia në Hong Kong ka liruar me kusht aktivistët, Joshua Wong dhe Agnes Chow, pasi ka akuzuar ata për rolin e tyre në një protestë para selisë së policisë, njofton REL.
Partia politike e këtyre aktivistëve, Demosisto, ka njoftuar përmes një deklarate më 30 gusht se të dy janë liruar me kusht.
Chow, 22-vjeçare, është thënë të jetë “shtyrë me forcë” në një makinë private, teksa ka qenë duke shkuar në një stacion të metrosë.
“Ne njerëzit e Hong Kongut nuk do të heqim dorë dhe nuk do të frikësohemi nga ky terror dhe kjo padrejtësi”, ka thënë Chow në një postim në Twitter.
Të dy aktivistët janë akuzuar për nxitje të personave tjerë për të marrë pjesë në organizime joligjore.
Akuzat për nxitje mund të rezultojnë me burgim prej më shumë se pesë vjetësh.
Wong, po ashtu përballet me akuza tjera për organizim të protestave jashtë selisë së policisë më 21 gusht.
Protestat kundër qeverisë në këtë vend kanë nisur në muajin qershor, pas prezantimit të një projektligji që parashihte ekstradimin e qytetarëve të Hong Kongut në Kinë.
Qindra persona janë arrestuar gjatë 13 javëve të protestave, të cilat me raste janë përfshirë nga dhuna.
Hong Kong është territor kinez dhe funksionon sipas organizimit, “një shtet, dy sisteme”.
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...