Nje shqiptar 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Bolonja, pasi iu gjetën në makinë 200 kg marijuanë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari N.R. po udhëtonte kur policia ishte duke patrulluar në atë zonë. Pasi vuri re policinë ai bëri shenja nervozizmi dhe nuk e ndaloi makinën, më pas policia u vendos në ndjekje të tij ku u kap pas disa kilometrave.
Policia zbuloi 100 pako marijuanë me një peshë totale prej 208 kg, të cilat në tregun me pakicë do te kapnin shumën e mbi 1 milion e 200 mijë eurosh. Makina u sekuestrua bashkë me drogën dhe shqiptari u dërgua në Gjykatën e Qarkut Lokal të Bolonjës, ku do të dalë para Autoritetit Gjyqësor.
Dronët iranianë godasin bazën detare në Abu Dabi
Ambasada amerikane paralajmëron për rrezik në Irak
Arsenal – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare
Tre ushtarë amerikanë të vrarë në operacionin në Iran
Pritet formalizimi i heqjes së masave të BE ndaj Kosovës
Barcelona merr një goditje të rëndë para ndeshjes me Atletic...