Përmes një ceremonie, sot në fshatin Stanoc e Ultë në Komunën e Vushtrrisëë ka nisur ndërtimi i sheshit të fshatit, i cili do të ketë terrene sportive por edhe hapësira publike të qëndrimit.
Në ceremoninë e fillimit të punimeve ka marr pjesë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili u ka shpjeguar banorëve në detaje projektin e sheshit.
“Qëllimi i këtij projekti është krijimi i hapësirave publike – në shtatë fshatra më të mëdha të Komunës së Vushtrrisë, për të vazhduar më pas edhe në fshatra tjera, ku do të ndërtohen parqe me fusha sportive, vende për ule për pleqtë me tabela shahu, me tabela pingpongu, me parkingje, gjelbërim e ndriçim që besoj se kanë për ta ndryshuar jetën e qytetarëve nëpër fshatra”, ka thënë Tahiri në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.
Ai tha se po vazhdohet me krijimin e shesheve edhe nëpër fshatra, fillimisht në 7 fshatra, e më pas do të vazhdohet në të gjitha fshatrat e Vushtrrisë.
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...
Skenari i çmendur: Barcelona mund ta festojë titullin e kamp...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për të drejtën e pr...
Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...