Forcat qeveritare të Jemenit kanë marrë kontrollin e aeroportit në qytetin Aden nga separatistët e jugut, thonë burimet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve, forcat qeveritare kanë avancuar thellë në qytet ndërsa forcat e Këshillit Kalimtar Jugor (STC) janë tërhequr.
Burimet thonë se forcat qeveritare janë vendosur në distriktet Mualla dhe Tawahi në qendër të qytetit.
Zhvillimet e reja vijnë disa orë pasi forcat qeveritare morën nën kontroll provincën Abyan nga forcat e STC-së.
“Forca të mëdha nga ushtria arritën në qytet nga provincat Abyan dhe Shabwa pasi i çliruan dy qytetet nga forcat e STC-së”, thotë burimi lokal.
Më herët gjatë muajit, separatistët e jugut morrën nën kontroll të gjitha ndërtesat qeveritare në Aden pas përleshjeve me forcat qeveritare.
Jemeni është përfshirë nga lufta civile që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.
Konflikti u përshkallëzua edhe më tej kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj suni-arabë filluan një fushatë masive ajrore që synonte pengimin e avancimit të rebelëve Huthi duke mbështetur qeverinë pro-saudite të vendit.
Dhuna e vazhdueshme ka shkatërruar infrastrukturën themelore të Jemenit, duke bërë që OKB të përshkruajë situatën si “një nga katastrofat më të këqija humanitare të kohërave moderne”.
Ina eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5
Trump mbledh më 19 shkurt Bordin e Paqes, Kryeministri Rama ...
Nuk shkëlqen vetëm në fushë, por edhe jashtë saj: Pedri ndër...
Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve myslimanë me mesazh u...
Edi Rama e nis ditën me një foto simbolike me flamurin e Shq...
Orteku në Kaliforni, 10 skiatorë të zhdukur dhe gjashtë të t...