​Meta pret ambasadorin austriak: Mirënjohje për angazhimin

09:37 | 28 Gusht 2019
M. A.

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka pasur një takim lamtumirës me ambasadorin e Austrisë, Johann Sattler.

Meta i shprehu mirënjohjen diplomatit austriak për angazhimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.

“Ishte kënaqësi e veçantë të falënderoja ambasadorin e Austrisë, z. Johann Sattler në përfundim të detyrës së tij, për angazhimin e palodhur për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona”, tha Meta.

Nuk mungoi dhe një falënderim i posaçëm nga ana e Metës për promovimin që ambasadori Sattler u bëri maleve të Shqipërisë, ndërsa aktivitetet kulturore ishin mbresëlënëse si asnjëherë më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale