Festivali i madh i muzikës “Kënga Magjike” këtë vit pritet të mbahet në datat 4, 5 dhe 7 shtator.
Në mesin e shumë artistëve, pjesëmarrjen në këtë kompeticion e ka konfirmuar edhe këngëtarja nga Ferizaji, Filloreta Raçi – Fifi.
Ajo së fundmi u ka dhënë hapësirë fansave t’a pyesin më shumë për jetën dhe karrierën e saj përmes opsionit pyetje-përgjigje. E pyetur se a do konkurrojë sivjet në “Kënga Magjike”, një përgjigje nga 25-vjeçarja nuk ka munguar.

“Unë zakonisht bëj zhurmë, mbase ngaqë muzikalisht jam psikopate, por këtë vit do mbaroj fare”, është përgjigja e saj.
Këtë vit, nikoqire e festivalit është edhe modelja Adrola Dushi, e cila javë më parë arriti marrëveshje me producentin Ardit Gjebrea.
Kujtojmë që vitin e kaluar çmimin kryesor të festivalit e fitoi Flori Mumajesi, ndërsa konkurrentë më të afërt për çmimin kryesor ishin Aurela Gaçe me Eli Farën që u renditën në vend të dytë, si dhe Fifi me MC Kreshën që zunë vendin e tretë.
https://www.instagram.com/p/B1XJLmZgfON/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë