Ramush Haradinaj, ish-kryeministër, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli ishin të padrejtë në takimet e mbyllura që kishin me partnerët ndërkombëtarë, sa i përket taksës.
“Edhe presidenti edhe Veseli kanë qenë plotësisht të padrejtë në takimet me amerikanët, në takimet e mbyllura. Më kanë shfaqur mua si pengesë për të mos vazhduar dialogun. E pengesë ka qenë Serbia që ka vënë kushte. Ai që ka bë masakra e krime, ka qitë kushte. Ne si viktimë, duhet të heqim taksën për të shkuar në dialog. Mendoj që kam vepruar mirë që s’kam lejuar”, ka thënë Haradinaj.
Për të komentuar deklaratën e Veselit se “kryeministri më s’jepet me qira”, Haradinaj ka thënë se ka “marrë shumë vendime të mëdha për vendim”.
“Kam bë një listë. Janë 24 vendime që po qarkullojnë. Janë mbi 100 në total. Shumica ishin të vështira edhe brenda koalicionit qeverisës. Kam respekt për PDK-në për besimin që ma kanë dhënë, por jam deklaruar në fushatë që borxh i kam vetëm qytetarit. Gjithmonë, kam thënë faleminderit partnerëve por borxh i kam qytetarëve”, ka thënë Haradinaj.
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Selektori Shabani shpall listën e lojtareve për ndeshjet me ...
Nis takimi Konjufca – Spiropali
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...