Qindra njerëz u evakuuan nga hotelet dhe plazhet në Greqi, si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë këtë vend qysh në fundjavë.
Mbi 700 zjarrfikës po luftojnë me to, ndërsa situata më e keqe paraqitet në ishuilln Samos shkruan REL
Autoritetet atje zhvendosën rreth 1,000 turistë nga dhjetëra hotele.
Fotografitë e postuara në mediat sociale tregojnë shtëllunga tymi mbi ishull dhe njerëz që transferohen me anije.
Zjarret janë të shpeshta në Greqi, ku temperaturat shënojnë rritje të madhe gjatë muajve të thatë të verës.
Kreu i mbrojtjes civile paralajmëroi për “rrezik të lartë” të shpërthimit të zjarreve në disa zona, përfshirë rajonin jugor të Peloponezit dhe Kretën.
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...