Sot është zbuluar busti i komandantit Ismet Jashari-Kumanova në oborrin e shkollës që e mban emrin e tij në fshatin Javor.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe komandanti i Zonës Operative 121, Haxhi Shala, i cili u shpreh se është krenar që e ka njohur një njeri si Ismet Jashari.
“Me Komandant Kumanovën kemi shumë kujtime. Ai e ka pasë një fjali që thoshte ‘Pa shkelë mbi trupin tim nuk mund të vritet asnjë civil’”.
I pranishëm ishte edhe kreu i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj i cili tha se falë Komandant Kumanovës në këtë rajon kujtohen vetëm dëshmorët dhe jo masakrat e civilëve.
Ndërkaq, familjarët e Ismet Jasharit thanë se janë të lumtur që në vendin ku ka kontribuar familjari i tyre banorët i presin ata si heronj.
Të pranishëm ishin edhe bashkëluftëtarët e tij të cilën ndanë me të pranishmit kujtime nga koha kur drejtoheshin nga Ismet Jashari.
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...