Arrestohen tetë persona të dyshuar për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Me datë 22.8.2019, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, në kuadër të Policisë së Kosovës, ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren për urdhër-kontroll në trembëdhjetë lokacione, lidhur me dyshimet e bazuara për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe gjatë operacionit janë arrestuar tetë persona të dyshuar:
Personat e dyshuar me iniciale janë:
M., M/Sh/K i lindur më 1977
K., ,M/Sh/K i lindur më 1998
M., M/Sh/K i lindur më 1976
H., M/Sh/K i lindur më 1976
A., M/Sh/K i lindur më 1976
K.,M/Sh/K i lindur më 1996
B., M/Sh/K i lindur më 1983
S., M /Sh/K i lindur më 1971
Gjatë kontrollit në tetë lokacione janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi relevante:
Pesë shtëpiza të kompjuterit;
Njëmbëdhjetë telefona mobilë;
Katërqind e tetëdhjetë e pesë euro, dhe
Tiketa të lojërave të fatit
Në lidhje me këtë operacion janë intervistuar personat e dyshuar, ndërsa për ecurinë e zbatimit të urdhër-kontrollit në vazhdimësi është informuar prokurori i shtetit dhe me vendim të prokurorit shtatë nga personat e arrestuar janë ndaluar për 48 orë.
Në zbatim të urdhëresës kanë qenë të angazhuar zyrtarë policorë të njesive kompetente, të asistuar nga Drejtoria Rajonale e Prizrenit si dhe Njësia për Krime Kibernetike e Policisë së Kosovës.
Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren do të vazhdojë me veprime hetimore në kompletim dhe referim të rastit në Prokurori./arbresh.info/
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj
Inteligjenca Artificiale ndihmon në identifikimin e gjurmëve...
Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut
Si ndihmon vitamina E në lëkurë dhe flokë?
Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, Rama: Flamuri kuqezi val...