Tottenham Hotspuri raportohet se konsideron të tentoj sërish nënshkrimin me Paulo Dybalan gjatë merkatos së transferimeve në janar.
Skuadra nga veriu i Londrës ka shprehur interesim për reprezentuesin argjentinas në fillim të kësaj vere, por transferimi dështoi të finalizohet para 8 gusht, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi tani është duke u përfolur për kalim te Paris Saint Germaini dhe Interi, megjithëse vazhdon ende mundësia për të qëndruar edhe katër muaj në Torino para largimit.
Në rast se ndodhë kështu, football.london raporton se “Spursët” mund të konsiderojnë sërish nënshkrimin me të në janar.
Ata shtojnë se transferimi mund të ndodhë me zgjedhjen e të drejtave të imazhit me Dybalan në fillim të 2020-ës.
“Spursët” kanë nisur sezonin e ri në Premierë Ligë duke shtuar në skuadër lojtarët si Tanguy Ndombele, Giovani Lo Celso dhe Ryan Sessegnon./arbresh.info/
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...