Mesfushori i Borussia Dortmund, Axel Witsel ka zbuluar se ishte shumë afër për t’iu bashkuar Juventusit.
Një lëvizje e tillë ishte diskutuar shumë gjatë 2016-ës, por mesfushori përfundoi duke u larguar nga Zenit St Petersburg te klubi kinez Tianjin Tianhai pas janarit, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka zbuluar se ai madje kishte kryer testet mjekësore me “Zonjën e Vjetër” para se Zeniti të ndryshonte mendje në ora 11.
“Kontrata ime me Zenitin skadoi dhe unë doja të transferohem në Torino te Juventusi”, ka thënë 30-vjeçari për Goal.
“Unë kisha kaluar testet mjekësore dhe kisha për të nënshkruar vetëm kontratën”
“Kam pritur gjithë ditën në zyrë dhe Zeniti më ka thënë të rikthehem. Nëse e rishikojmë këtë, ndoshta ishte një kthesë e fatit. Ndoshta nuk ishte koha e duhur”, përfundoi Witsel./arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran