Aktet e dhunës në shkolla janë bërë shpesh temë e diskutimit, kudo në botë.
Një rast dhune i tmerrshëm dhe i paprecedent ka ndodhur së fundi në shkollën “Bopedi Bapedi” në Limpopo, qytet në afërsi të kryeqytetit të Afrikës së Jugut, Johanesburg.
Protagonist i ngjarjes është bërë drejtori i shkollës. Ai detyron nxënëit që të vijnë në radhë përpara tij dhe i rreh.
Drejtori shihet në pamje teksa ushtron dhunë mbi nxënësit, të cilët ishin vendosur në rresht përpara tij, raportojnë mediat e huaja.
Pasi pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe për to kishte shumë reagime, departamenti i Edukimit të Limpopo deklaroi se ndaj drejtorit kanë nisur hetimet dhe pritet që shumë shpejt të merren masa disiplinore, transmeton “Balkanweb”.
“Drejtorit të shkollës i është dërguar një letër pezullimi paraprak nga detyra dhe është ngarkuar me sjellje të pahijshme për administrimin e ndëshkimit fizik me nxënësit. Pezullimi paraprak është që të mos afrohet me nxënësit pasi do të frikësohen nga prania e tij në ambientet e shkollës.”-thuhet në njoftimin e Departamentit të Edukimit në qytetin afrikano-jugor.
https://www.facebook.com/gaddafi.makhosandile/videos/10215528368858178/
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...