Shkencëtarët e kanë krijuar një test të gjakut i cili mund t’i parashikojë shanset se a do të vdisni gjatë 10 viteve të ardhshme.
Shkencëtarët gjermanë i kanë zbuluar 14 biomarkerë në gjak të cilët duken se ndikojnë në rrezikun e vdekjes.
Biomarkerët janë të ndërlidhur me çdo gjë – duk filluar nga imuniteti, kontrolli i glukozës e deri te qarkullimi i yndyrës dhe inflamacioni.
Sipas hulumtimeve, testi është 83% i saktë të parashikojë nëse dikush mund të vdes brenda 2-16 viteve të ardhshme.
Ekspertët e kanë quajtur këtë studim si një “hap emocionues”, por kanë theksuar se më shumë hulumtime duhet të kryhen para se testi të mund të përdoret në jetën reale. /Telegrafi/
PSV zyrtarisht kampion për herë të tretë radhazi në Holandë
U zgjodh finalistja e parë, Gimbo për Selin: Pa asnjë dyshim...
Hoti kujton Masakrën e Rezallës: Serbia i fshehu krimet në v...
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia