Edhe Nisma Socialdemokrate do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kreut të LDK-së, Isa Mustafës për të mbajtur takim. Gazeta Express mëson se edhe me Fatmir Limajn, Mustafa do të takohet në hotelin Sirius, aty ku pak më parë e përfundoi takimin me të partin e PSD-së, Shpend Ahmetin. Takimi pritet të fillojë në ora 12:30.
Burime mirë të informuara të Nismës Social Demokrate kanë bërë të ditur për Express se kreu i kësaj partie do të pranojë ftesën e Isa Mustafës për takim.
I njejti pritet të fillojë në Hotel Sirius në Prishtinë në ora 12:30.
Aty pak minuta më parë përfundoi takimi që Mustafa pati me Shpend Ahmetin. Duke folur para mediave, Ahmeti tha se ka qenë takim i frytshëm, por, që nuk është vendosur ende për ndonjë koalicion parazgjedhor.
Ndryshe, nga AAK e Ramush Haradinajt po thonë gjithashtu se do të përgjigjen pozitivisht, mirëpo, thonë se ende nuk kanë marrë ftesë.
Rama me letër të hapur për Kurtin
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...
Zbulohet si rrodhi ngjarja në ndeshjen West Ham-Sunderland, ...
Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin me një të vdeku...
Papa Leo thotë se civilët në Ukrainë po vuajnë, bën thirrje ...