Pep Guardiola beson se paraqitjet e skuadrës së tij Manchester City e madhështojnë futbollin dhe i nderojnë tifozët e këtij sporti.
Kampioni i Premierligës u ndal me barazim 2:2 nga Tottenham të dielën, por Guardiola nuk u shqetësua për pikët e lëshuara, sepse thotë se paraqitja e skuadrës së tij ishte shumë e mirë, transmeton Gazeta Express.
City i pati 30 goditje në drejtim të portës krahasuar me tri nga skuadra vizitore në Etihad, duke e vazhduar dominimin gjatë të cilit i fitoi pesë trofe të mëdhenj vendorë dhe i mblodhi plot 198 pikë në dy sezonet e fundit.
“Nuk do të mendoj se sa pikë na duhen për t’u shpallur kampionë, apo se a do të fitojë Liverpooli, apo a do të fitojmë ne, sepse jemi vetëm në javën e dytë të sezonit”, tha Guardiola.
“Edhe unë jam spektator gjithmonë dhe jam më shumë se i kënaqur. Prej se jam këtu, ajo që unë e kam kërkuar nga dita e para ka qenë të përpiqemi të luajmë në mënyrën siç luajtëm të shtunën”, shtoi ai.
“Mendoj se ne e madhështojmë këtë sport. Ne i nderojmë njerëzit të cilët paguajmë për të na shikuar neve”, theksoi ai.
OSBE përgëzon Kosovën për 7 qershorin: Partitë ta zgjedhin p...
Kryeministri kroat uron Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve: ...
Osmani në CNN: Pa institucione të themeluara shpejt, ëndrra ...
Agim Ademi niset drejt SHBA-së, i ftuar nga FIFA për Kupën e...
U.D Presidentja Haxhiu vlerëson mbështetjen e Suedisë për au...
Rama: Po e përmirësojmë infrastrukturën në Siqevë dhe në Sha...