Alpinistja Mrika Nikqi, është ngjitur në shtatë majat më të larta të botës.
Maja e fundit që pushtoi ajo ishte Carstensz Pyramide në Indonezi.
Për këtë ekspeditë, Nikqi tha se ishte një aventurë e mahnitshme , e shkëlqyer dhe e veçantë për të.
“Vetë vendi ishte mbresëlënës, me njerëzit e mirë e të mrekullueshëm që takuam dhe kaluam këto ditë. Ngjitja teknike si asnjëherë më parë, më ofroi kënaqësinë e jetës”.
Ajo më tej deklaroi se pritja me javë për përmirësimin e motit duke mos bërë asgjë, ishte sprovë e durimit , por sipas saj duhet të respektohen rregullat e maleve, dhe të pritet për thirrjen e tyre.
“Ngjitja e majes( 4884 lmd ) menjëherë natën e mbërritjes në Kampin Bazë (4250 lmd ) me ndryshime të mëdha në lartësi prej Timikes me nivel të detit , bëri që këtë herë të më prekë edhe mua sëmundja e lartësisë”.
Ngaqë ishte maja e fundit e projektit dhe momenti i shumëpritur ishte aq afër , ëndrra po bëhej realitet, emocionet më tradhtuan për disa çaste… Ndoshta edhe kjo ishte bukuria e kësaj ekspedite… Me shumë dashuri nga Indonezia, Mrika”, ka shkruar 18 vjeçarja në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/mrikasevensummits/photos/pcb.1072054213184602/1072053696517987/?type=3&theater
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...