Tentoi të bëj dallavere me derivate, arrestohet nga policia

11:09 | 16 Gusht 2019
A Z

Policia në Lipjan ka mbyllur një pompë të derivateve dhe ka arrestuar një person.

“Pas hetimeve të vazhdueshme policore dhe inspektimit nga inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është konstatuar se në një pompë të derivateve nafta e cila shitet aty është në kundërshtim me parametrat e lejuar të shitjes, andaj janë bllokuar pikat e shitjes se naftës”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka ndërruar derivatet me qëllim që mostrat e radhës të dalin në rregull.

Me urdhër të prokurorit i njëjti  është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale