Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka vizituar edhe Shkollën e Parë Shqipe në Stubëll.
Nga ky vend simbolik për arsimdashësit, Veseli ka shprehur mirënjohje për të gjithë kontribuuesit në përhapjen e dijes dhe vlerave qytetare.
“Në Shkollën e Parë Shqipe në Stubëll, të hapur në vitin 1905, e cila është pjesë e traditës së hershme arsimdashëse, që e ka gjenezën tek kolegji i Shën Lukës në 1584.

“Nderim, respekt dhe mirënjohje për themeluesin e saj, Dom Mikel Tarabulluzin, si dhe për të gjithë veprimtarët e hershëm të arsimit shqip, për kontributin e tyre në misionin fisnik të përhapjes së dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare.
“Arsimi është vendimtar për të ardhmen tonë dhe do të mbetet prioriteti im. Jam i bindur se duke investuar më shumë në arsim dhe duke luftuar korrupsionin, ne do të krijojmë më shumë mundësi për ta mbajtur rininë në Kosovë”, ka shkruar Veseli.

178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...