Një jaht me vela me 7 turistë italianë në bord është shpëtuar nga Kapiteneria e Portit të Durrësit pasditen e djeshme.
Jahti ishte nisur nga Korfuzi për në Kroaci por për shkak të motit të keq që përfshiu pasditen e sotme Adriatikun është detyruar të kërkojë ndihmë. Veliera pësoi defekt në det rreth 5 milje nga Durrësi, ndërsa Kapiterneria nisi menjëherë mjetin “Joni”, i cili e rimorkioi deri në Port.
Të 7 personat ne bord janë në gjendje te mirë shëndetësore, dhe falënderuan Kapitenerinë e Portit Durrës si dhe ekuipazhin e Rimorkiatorit për ndihmën e dhënë!.

OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...